Interesi për të hapur një biznes në Shqipëri vijon të mbetet i lartë. Të dhënat tregojnë se nga 1 janari deri më 1 korrik janë regjistruar 2 734 kompani të reja, ose mesatarisht rreth 15 biznese çdo ditë.

Pothuajse të gjitha janë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, ndërsa vetëm 30 kompani janë çregjistruar.

REGJISTRIMET E BIZNESEVE

Kompani të reja2 734
Aktive2 702
Çregjistruara30
  FORMA JURIDIKE 
Sh.p.k. 2 721 Sh.A. 11 Degë të huaja 10 Të tjera 12 

“Numri i lartë i regjistrimeve është një sinjal pozitiv, pasi tregon se ka interes për të investuar dhe për të krijuar aktivitet ekonomik. Megjithatë, ky tregues duhet parë së bashku me jetëgjatësinë e bizneseve, investimet që realizojnë dhe vendet e punës që krijojnë. Duke analizuar dhe formën juridike, dominimi i shpk ve e krijon mundësinë për krijimin e vendeve të punës dhe kontributiin në arkën e shtetit”, tha Tafa.

Kapitali shqiptar vijon të dominojë me mbi dy mijë kompani të reja, por bie në sy edhe interesi i investitorëve të huaj. Italia kryeson me 272 kompani, ndërsa Kosova renditet e dyta me 172 subjekte, duke lënë pas Turqinë, Gjermaninë, Holandën dhe Greqinë.

ORIGJINA E KAPITALIT

Shqipëri2 022
Itali272
Kosovë172
Turqi69
Gjermani25
Holandë25
Britani e Madhe24
Siri22
Egjipt16
Maqedoni e Veriut16
Francë14
Izrael13
Greqi12

“Prania e investitorëve nga vende të ndryshme tregon se Shqipëria po perceptohet si një treg me potencial në disa sektorë. Sfida tani nuk është vetëm të rritet numri i regjistrimeve, por të krijohen kushte që këto kompani të zgjerohen, të investojnë dhe të kontribuojnë në rritjen ekonomike afatgjatë”, tha Tafa.

Në total, 2 702 nga kompanitë e regjistruara rezultojnë aktive, një tregues që sipas ekspertëve duhet të shoqërohet edhe me analiza mbi sektorët ku po investohet dhe ndikimin që këto sipërmarrje do të kenë në punësim dhe zhvillimin ekonomik.

/tvklan.al