Deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës të cilët u betuan në seancën konstituive nuk arritën të zgjedhin organet drejtuese të legjislativit.

Kjo për faktin se kreu i Vetëvendosjes që ka shumicën e votave nuk pati propozim për kryetar të Kuvedit, ai kërkoi kohë shtesë për të vazhduar negociatat me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nga LDK thonë se kanë pritur që Kurti të propozoj emrin e kryeparlamentarit.

Dy ditë më parë edhe vetë Abdixhiku i kishte kërkuar Kurtit që Kuvendi të konstituohet meqë emri i kryeparlamentarit nuk ështe pjesë e negociatave.

Edhe partitë tjera parlamentare moskonstituimin e Kuvendit po e konsiderojnë vazhdim të bllokadës.

Nga shoqëria civile dhe interpretuesit e Kushtetutës thonë se afati i fundit për konstituimin e Kuvendit duke u bazuar në aktgjykimin e gjykatës Kushtetuese është nesër në mesnatë.

/tvklan.al