Koloseu në Romë u mbyll pasi një punëtor u rrëzua dhe humbi jeten të mërkurën. Andrea Moretti, 22 vjeç u rrëzua teksa punonte për instalimin e sistemit të ri të ndriçimit.
Ministri italian i Kulturës, Alessandro Giuli, urdhëroi mbylljen në shenjë zie për vdekjen e të riut duke e cilësuar ngjarjen si tragjike.
“Jeta dhe dinjiteti i njerëzve vlen më shumë sesa të mbash një muze të hapur,” tha Natale Di Cola, sekretari i degës së Romës të sindikatës CGIL.
Fillimisht u lejua të përfundonte turni i parë i vizitorëve pasi një mbyllje e menjëhershme do të krijonte grumbullime jashtë monumentit dhe probleme të mundshme sigurie.
Më pas Koloseu u mbyll dhe Giuli urdhëroi gjithashtu pezullimin e të gjitha punimeve të ndërtimit dhe mirëmbajtjes në zonën arkeologjike.
Koloseu i lashtë është amfiteatri më i madh në botë, është një nga vendet më ikonike të Romës dhe vizitohet deri në 40,000 vizitorë në ditë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 