Një i ri nga Kosova humbi tragjikisht jetën këtë të hënë, më 24 gusht, në plazhin e Shëngjinit. Viktima është një 19-vjeçar, i cili sipas policisë dyshohet se u mbyt teksa lahej në det.
Në një njoftim paraprak për mediat, autoritetet policore thonë se po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 13:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi kosovar Sh. S., 19 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.
/tvklan.al












Botërori 2026 
