Shoqata e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës fton qytetarët që të marrin pjesë masivisht në tubimin e 12 shtatorit në Prishtinë, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas Xhavit Jasharit, qytetarët duhet të dalin në shesh kundër shpifjeve të Prokurorisë Speciale.

Protesta zhvillohet pak ditë pasi gjykata të japë vendimin për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Në Prishtinë po përgatiten edhe për të pritur çlirimtarët.

Gjykata e Hagës do ta japë vendimin më 16 shtator për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Klan News

/tvklan.al