Manastirliu: Ka ende nevojë për kujdes dhe vigjilencë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se aktualisht në vendin tonë janë në pas se 200 raste aktive në vend.

Duke u bërë thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën, por të vijojë të zbatojnë rregullat anti-COVID, Manastirliu shkruan se 20 pacientë COVID po trajtohen aktualisht në Spitalin Infektiv.

“Punë e palodhur e stafit të #Infektivit, njësoj si ditën e parë, në shërbim të çdo pacienti që po merr trajtim në spital. Aktualisht janë 20 pacientë të shtruar dhe më pak se 200 raste aktive me #Covid19 në të gjithë vendin, por ka ende nevojë për kujdes dhe vigjilencë, në këto metra të fundit drejt daljes nga tuneli i gjatë i pandemisë“, shkruan Manastirliu./tvklan.al