Nga Alpet veriore të Shqipërisë në bregdetin e Rivierës më ujëra të kristalta si kudo tjetër në Mesdhe, vende që ia vlejnë të shkosh përpara të gjithëve për ti vizituar.
Kështu e nis artikullin platforma amerikane e biznesit “Quartz”, e cila rekomandon 9 vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri.
Artikulli nis me Thethin piktoresk në Alpet Shqiptare, një fshat i vogël që renditet ndër vendet më paqësore në vend dhe një bazë natyrore për këdo që preferon peizazhe mahnitëse malore.
Një destinacion tjetër është Saranda, porta jugore për në Rivierën Shqiptare, shumë pranë Ksamilit, ka plazhet më të spikatura të zonës, saqë të dy qytetet funksionojnë të kombinuara së bashku.
Në listën e rekomandimeve të amerikanes “Quartz” është edhe Porto Palermo, me kështjellën e saj unike në formë trekëndëshi dhe plazhin me ujëra të kristalta.
Ndërsa në juglindje të vendit listohet Korça me Pazarin e saj të vjetër dhe ia vlen për tu vizituar dhe eksploruar së bashku me rrugët me kalldrëm dhe arkitekturë të stilit osman.
Në artikullin e prestigjiozes amerikane “Quartz” sugjerohet për turistët edhe Shkodra dhe Gjirokastra, secila unike në atë që ofron për vizitorët e shumtë.
Ndërsa në mes të shkrimit, “Quartz” i rikthehet bregdetit të bukur Jon me plazhin e Dhërmiut si një zonë tepër idilike për plazh dhe histori.
Në përmbyllje të sugjerimeve për 9 destinacionet e Shqipërisë renditen Lini dhe Përmeti.
Zona të cilat kane një kontrast ndryshe krahasuar me qytetet bregdetare të zhurmshme, ku tek Lini dhe Përmeti vizitorët mund të gjejnë qetësinë, bukuritë natyrore dhe të shijojnë kulinarinë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 