Shqipëria është një nga destinacionet më surprizuese të udhëtimit në Evropë, nga plazhet ngjyrë bruz të Ksamilit dhe majat e thepisura të Thethit deri te qytetet historike të UNESCO-s.
Ky është artikulli i medias holandeze “Travander” që sugjeron 8 vende të cilat duhen vizituar në Shqipëri.
Shqipëria ofron një larmishmëri peizazhesh, kulturë dhe aventurë, por edhe pse vendi po njihet gjithnjë e më shumë, pjesa më e madhe e tij ende mbetet autentike dhe e veçantë.
Përveç plazheve të famshme, do të zbuloni fshatra të bukur, por dhe bujtina dhe agroturizëm familjar.
Holandezja “Travander” shkruan se Shqipëria është një destinacion i mrekullueshëm për dashamirësit e plazhit, por kjo nuk është e gjitha.
Vendi është aq i larmishëm sa është një destinacion i mrekullueshëm pushimesh për çdo lloj tipologjie udhëtari.
Alpet Shqiptare në veri janë veçanërisht të njohura midis atyre që u pëlqen hiking dhe entuziastëve të aktiviteteve në natyrë.
Me shtigje marramendëse dhe peizazhe të paprekura, kjo zonë është ideale për udhëtarët e aventurës. Prandaj, Shqipëria është destinacioni i përsosur për një udhëtim të paharrueshëm 2-3 javë me makinë nëpër Ballkan.
Vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri mund të ndahen përafërsisht në tre rajone: qytetet historike në zemër të vendit, Alpet e ashpra Shqiptare në veri dhe Riviera Shqiptare plot diell në jug.
Përfshirë mrekullitë natyrore ikonike si Syri i Kaltër dhe Liqeni i Ohrit pranë Pogradecit, duke bërë të keni një itinerar perfekt dhe të paharrueshëm në Shqipëri.
Media holandeze “Travander” shrkuan në artikull se një nga avantazhet më të mëdha të udhëtimit në Shqipëri është se mbetet ende një destinacion relativisht i përballueshëm krahasuar me shumë vende të tjera evropiane.
Akomodimi, në veçanti, është shpesh shumë më i lirë se në destinacione të njohura si Italia, Spanja ose Greqia. Gjatë një udhëtimi nëpër Shqipëri, do të gjeni një gamë të gjerë mundesish akomodimi.
Nga guest house simpatike dhe hotele familjare deri te apartamente moderne pranë detit dhe hotele elegante, ka diçka për çdo lloj udhëtari dhe çdo buxheti, përfundon artikulli i medias holandeze.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 