Shqipëria vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare për potencialin e saj turistik.
Së fundmi, portali i njohur italian i udhëtimeve, The WomTravel i ka kushtuar një artikull vendit tonë, duke e cilësuar si destinacionin ideal që bashkon detin dhe malin në një udhëtim të vetëm.
Sipas artikullit, ajo që e bën Shqipërinë unike është mundësia që u jep turistëve për të shijuar ujërat e kristalta të Jonit dhe Adriatikut.
Gazetarët italianë vënë theksin te natyra e paprekur, mikpritja e ngrohtë dhe mbi të gjitha, raporti i shkëlqyer mes cilësisë dhe çmimit ekonomik, një avantazh i madh ky krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut.
Nga thesaret e mbrojtura nga UNESCO te plazhet që konkurrojnë Karaibet. Në krye të listës, “The Wom” rreshton qytetet muze si Berati dhe Gjirokastra, të cilat magjepsin me arkitekturën e tyre unike otomane dhe historinë e lashtë.
Pa dyshim, një vëmendje e veçantë i kushtohet Rivierës Shqiptare, ku Saranda, Ksamili dhe Dhërmiu cilësohen si parajsa të vërteta të detit me çmime ekonomike për pushuesit europianë.
Për adhuruesit e kulturës dhe jetës dinamike, artikulli rekomandon Tiranën, një kryeqytet plot ngjyra.
Sipas revistës italiane “The Wom”, Shqipëria ofron një paketë të plotë, natyrë të egër, mikpritje të jashtëzakonshme dhe një gastronomi të pasur që po bën për vete miliona vizitorë të huaj.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 