Inter Miami i Lionel Messit nuk ka mundur të rikthehet te fitorja në MLS, duke u ndalur në një barazim 2-2 nga San Diego.
Protagonisti i sfidës ishte Anders Dreyer, i cili shënoi dy gola për skuadrën mike, përfshirë atë të barazimit në minutën e 82-të. Sulmuesi danez arriti në kuotën e 11 golave këtë sezon.
Në minutën e 24-t, Lionel Messi ekzekutoi një goditje dënimi nga krahu i djathtë i zonës dhe topi përfundoi në rrjetë, duke qënë goli i 20-të në kampionat, që e mban në krye të listës së golashënuesve.
Ky ishte edhe goli i 930 në karrierë për argjentinasin, që mbetet lider i skuadrës amerikane.
Në pjesën e dytë, Inter Miami përmbysi rezultatin. Në minutën e 74-t, Luis Suarez shënoi për 2-1 pas një aksioni të organizuar nga Rodrigo De Paul.
Por epërsia e vendasve zgjati vetëm tetë minuta. Në të 82-tën, Tverskov dha sërish një pasim në thellësi dhe Dreyer realizoi me një goditje të fuqishme, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-2.
Portieri i San Diegos, CJ dos Santos, pati një paraqitje të rëndësishme, me gjashtë pritje, përfshirë dy ndërhyrje ndaj Messit në kohën shtesë.
Ky ishte barazimi i katërt radhazi në MLS për Inter Miamin, që mbetet në vendin e tretë të Konferencës së Lindjes me 46 pikë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
