“Të rinjtë politikanë janë e ardhmja e vendit.” Ka qenë kjo deklarata e bërë nga Ilir Meta, kreu i Lëvizjes Socialiste  për Integrim, gjatë takimit të LRI në qytetin e Elbasanit. 

Në këtë takim Meta theksoi së të rinjtë nuk duhet që të merren me të kaluarën e  prindërve të tyre, por me perspektivën për një jetë më të lumtur të familjeve dhe të fëmijëve të tyre.”

Ilir Meta: “Rinia është aseti më i çmuar që ka Shqipëria sot dhe për të ardhmen. Prandaj të gjithë së bashku këtë aset të mrekullueshëm njerëzor duhet ta investojmë për një të arshme më të mirë të të gjithë vendit.”

Në vijim Meta u shpreh se bën apel për të përshpejtuar të gjithë hapat që vendi të marrë statusin e integrimit në Bashkimin Europian.

Ilir Meta: “Ne apelojmë  për të përshpejtuar përmbushjen e gjithë prioriteteve  të Bashkimit Europian nga ana e politikës shqiptare në mënyrë që vendi të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidati për në Bashkimin Europian. Shqipëria nuk duhet të penalizohet më tej për shkak të interesave  të ngushta partiake në të cilët ndodhet.”

Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i LSI Edmond Haxhinasto  dhe përfaqësues të tjerë të kësaj force politike./tvklan.al