Gjermania regjistroi rreth 14,000 vdekje të lidhura me nxehtësinë këtë verë, ndërsa Evropa luftoi me një seri valësh të nxehta përvëluese, treguan të dhënat zyrtare të enjten.
Rreth 9,600 prej këtyre vdekjeve u regjistruan në një javë në fund të qershorit, kur Gjermania u përvëlua në temperatura mbi 40°C, sipas Institutit Robert Koch.
Në Gjermani, pjesa më e madhe e vdekjeve të lidhura me nxehtësinë ndodhi në grupmoshën mbi 75 vjeç, tha autoriteti i shëndetit publik në një deklaratë, raportoi France 24.
“Në disa raste siç është goditja nga nxehtësia ekspozimi ndaj nxehtësisë çon drejtpërdrejt në vdekje, ndërsa në shumicën e rasteve, vdekja vjen si pasojë e një kombinimi të ekspozimit ndaj nxehtësisë dhe gjendjeve mjekësore para-ekzistuese”, thuhet në raport.
Në Francë, autoritetet e shëndetit publik konfirmuan më shumë se 7,300 vdekje më tepër në të njëjtën periudhë.
Ndërsa në Spanjë, instituti i shëndetit publik regjistroi pothuaj 4,500 vdekje të lidhura me nxehtësinë që nga 1 qershori, sipas të dhënave të publikuara të enjten.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
