Kur kanë kaluar pak më shumë se dy javë nga arrestimi si autor i dyshuar i vrasjes se komisarit Artan Cuku, Mikel Shallari ka pranuar vrasjen.

24-vjeçari nga Kuçova ka treguar emrin e personit që e ka porositur krimin, por që Prokuroria dhe Policia nuk pranojnë të japin detaje për shkak të sekretit hetimor. Gjithashtu i riu nga Kuçova ka treguar edhe vendin ku ka fshehur armët e krimit të cilat janë dy.

Armët pas krimit Shallari i ka fshehur ne fshatin Polovin të Kuçovës. Ato mësohet se janë sekuestruar nga policia dhe janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore ku edhe po ekzaminohen. Akt-ekspertimi balistik ende nuk ka përfunduar për të përcaktuar shkencërisht nëse janë armën që kanë qëlluar mbi oficerin  e policisë.

Por Mikel Shallari sipas burimeve është dorëzuar nga provat e sjella nga grupi hetimor të cilit faktojnë se ai është ekzekutori.

Ndërsa pistat e hetimit vazhdojnë të të jenë dy. Ajo për shkak të detyrës që Cuku ka kryer në drejtorinë e policisë së Vlorës, Fierit dhe Beratit, si dhe ajo e hakmarrjes.

Artan Cuku u qëllua me disa plumba mbrëmjen e 8 Prillin në  kohë në  kur po hynte në  pallatin ku banonte. 42 vjeçari gjeti vdekjen e menjëhë rshme, ndërsa dy muaj pas vrasjen u arrestua autorit i dyshuar Mikel Shallari.

Tv Klan