E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United mund të marrë një drejtim të ri në përfundim të angazhimeve me kombëtaren portugeze.
Trajneri i ri i Manchester United, Mauricio Pochettino, pritet të zhvillojë një takim të drejtpërdrejtë me kapitenin e skuadrës, për të kuptuar dëshirën e tij për të vazhduar në Old Trafford edhe pas përfundimit të sezonit.
Mesfushori portugez, i cili së fundmi ishte protagonist me gol në fitoren e Portugalisë ndaj Uellsit, po shqyrton seriozisht mundësinë e largimit nga futbolli anglez, pas disa sezonesh të karakterizuara nga ndryshime dhe rindërtime të vazhdueshme te United.
Në këtë situatë është gati të ndërhyjë Milani, që e sheh 32 vjecarin si një përforcim të rëndësishëm për mesfushën dhe si një kandidat të mundshëm për të zëvendësuar Luka Modriçin.
Një element që mund të favorizojë kuqezinjtë është edhe marrëdhënia e shkëlqyer mes portugezit dhe trajnerit Ruben Amorim, si dhe fakti që të dy kanë të njëjtin agjent.
Sa i përket kontratës, marrëveshja e portugezit me Manchester United përfundon në muajin qershor, por klubi anglez ka të drejtën ta zgjasë atë edhe për një sezon tjetër, përmes një klauzole të parashikuar në kontratë.
Sipas mediave italiane, Milani kishte tentuar edhe gjatë merkatos së kaluar të siguronte shërbimet e mesfushorit, ndërsa interes për të kishte shfaqur edhe Juventusi.
Tashmë, vendimtar do të jetë qëndrimi i vetë Bruno Fernandes, si dhe biseda që ai pritet të zhvillojë me drejtuesit e Manchester United për të ardhmen e tij.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
