Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, deklaron se nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje nga ana e shoqatave dhe gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të tërhequr 7 projekt-ligjet për reformën në drejtësi të ndërmarrë nga dikasteri i tij dhe faktor ndërkombëtarë që monitorojnë dhe asistojnë. Sipas ministrit, Kushtetuta e vendit nuk rezervon asnjë koncept imunitar për prokurorët.

Enkelejd Alibeaj: “Kjo ministri as teorikisht nuk ka mundësi të heqë dorë. Unë mund të jem më i fundmi nga maxhoranca që artikuloj një vendim të tillë. Kjo maxhorancë ka qenë që në fillimet e veta për rrëzimin e çdo lloj koncepti imunitar. Ky koncept për më tepër për prokurorët nuk duhet të ekzistojë. E tërë trupa e prokurorëve është konsultuar, konsultime të cilat kanë vazhduar në 3 stinë në pranverë, verë dhe vjeshtë. Përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme kanë qenë pjesë e draftimit të ligjit, problematika e ngritur nga shoqata e prokurorëve është bërë pjesë e diskutimit në grupin e punës. E tërë trupa gjyqësore është konsultuar për ligjin për administratën gjyqësore”.

I ftuar në një takim të përbashkët me përfaqësues të këshillit të Evropës Alibeaj tha se pakënaqësitë në një reformë të tillë janë të pa shmangshme, por kalimtare. I pranishëm në këtë takim Ambasadori i Këshillit të Evropës Helmuth Lohan, u përpoq të mos komentoj përplasjet më të fundit mes institucioneve të drejtësisë në vend, por ju kujtojë të ftuarve parimet bazë në të cilët duhet të mbështet sistemi i së drejtës edhe në Shqipëri.

Helmut Lohan: “Ne i kushtojmë mjaftë rëndësi marrëdhënieve midis organeve të gjyqësorit, është pa përgjegjshmëria përpara ligjit i të gjithë organeve dhe parimi i dytë është pavarësia e gjyqësorit dhe prokurorisë. Ne shqetësohemi kur ekuilibri midis papërgjegjshmërisë përpara ligjit dhe pavarësisë prishet”.

Si për të shoqëruar këtë thënie, shenjat e para u dhanë dhe në sallë.

Enkelejd Alibeaj: “Që dhe me sakrifica të tilla, ta çoj reformën deri në fund”.

Ky takim kishte në thelb prezantimi e projektit për binjakëzimin mbi përmirësimin e sistemit gjyqësor për çështje tregtare me një financim prej 1 milion eurosh nga BE./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani

Operator: Klodian Keçi