19 shtator 2026– Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë 8-mujorit të vitit 2026, duke shënuar një rritje prej 5.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Shifrat janë bërë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se vetëm gjatë muajit gusht vendi është vizituar nga mbi 2.4 milionë turistë të huaj.
Sipas Gonxhjas, rritja e numrit të vizitorëve tregon konsolidimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues në tregun ndërkombëtar të turizmit.
Ministri nënvizoi se sfida tashmë është që kjo ecuri të shoqërohet me një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.
Në këtë drejtim, ai përmendi investimet cilësore, ekonominë e eventeve, rijetëzimin e trashëgimisë kulturore dhe zgjerimin e ofertës turistike gjatë gjithë vitit.
Sipas tij, synimi është që zhvillimi i turizmit të përkthehet në më shumë punësim, ekonomi më të forta lokale dhe rritje të mirëqenies për familjet shqiptare.
“Mbi 9,4 milionë vizitorë të huaj në 8-mujorin e vitit 2026, me një rritje prej 5,3%, krahasuar me 2025 dhe mbi 2,4 milionë vetëm në gusht, konfirmojnë konsolidimin e Shqipërisë si destinacion konkurrues në turizmin ndërkombëtar. Prioriteti ynë është që kjo ecuri të përkthehet në zhvillim të qëndrueshëm: përmes investimeve cilësore, ekonomisë së eventeve, rijetëzimit të trashëgimisë dhe zgjerimit të ofertës turistike gjatë gjithë vitit, për më shumë punësim, ekonomi më të forta vendore dhe mirëqenie për familjet shqiptare“, shkruan ministri.
/tvklan.al












Botërori 2026 
