Puna në sektorin artizanal në vend dhe funksionimi i këtij tregu nuk do të jenë më kaotik, por së shpejti do t’i nënshtrohen detyrimeve sipas ligjit. Ministria e Kulturës, ajo e Ekonomisë  në bashkëpunim dhe me grupet e interesit kanë përgatitur një projektligj për artizanatin, që synon nxitjen për zhvillimin e këtij sektori të ekonomisë.

Petraq Milo:Ky ligj që ofrohet është një sintezë, apo bashkim disa ligjeve. I ligjit gjerman të artizanatit, i ligjit italian. Në fakt ligji synon më shkurtimisht të ofrojë një kuadër ligjor, në mënyrë që edhe ky sektor të zhvillohet, duke u mbështetur nga ana financiare.”

Zëvendës ministrja e kulturës SuzanaTurku në fjalën e saj ka theksuar rendësin e të pasurit një ligj për artizanatin.

SuzanaTurku:Ky projektligj merr një valencë të veçantë pasi krijon terrenin për të nxitur dhe zhvilluar punën e dorës. Ky ligj patjetër që do t’i hapë rrugën zhvillimit të një klime ekonomike, që do të maksimizojë probalitetin e suksesit të atyre që do të zhvillojnë biznesin në këtë sektor.”

Petrit Metohu kryetar i artizaneve shqiptar, thotë se projektligji do të mbrojë artizanët vendas nga punimet e huaja që në të shumtën e rasteve mund t’i gjesh nëpër tregje.

Petrit Metohu: “E kemi kërkuar me të madhe zotit kryeministër, i cili na e realizojë atë kërkesë. Ligji për artizanatin mbron artizanatit e vërtetë, sepse shumë veta punojnë pa licenca, duke i shitur prodhimet ose duke i sjellë nga Kina nga Turqia dhe konkurrojnë atë që punon me gjithë mend.”

Sektori artizanal në Shqipëri pësoi një zbehje të theksuar pas vitit 90, kur një seri ndërmarrjesh kushtuar prodhimeve të kësaj fushe u mbyllën dhe ky lloj prodhimi u përqendrua vetëm në aktivitetet private./tvklan.al

Gazetar: Eno Luarasi