Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar zyrtarisht se fruthi është shndërruar në epidemi. Që prej Janarit deri më tani, kjo sëmundje infektive ka prekur 162 persona dhe ka shënuar 2 viktima.

Shumica e të infektuarve janë fëmijë të moshës nën 1 vjeç, por mes tyre ka edhe të rritur. Edhe më alarmante bëhet situata për shkak se fruthi ka shënuar edhe dy raste të fëmijëve në moshë shkollore, që kanë kryer të dyja dozat e vaksinës, në moshën 1 dhe 5 vjeç.

Përballë kësaj situate, ekspertët e shëndetit publik pohojnë se janë shumë të rralla, që vaksina nuk ka krijuar imunizim.

Për të frenuar përmasat e kësaj epidemie, Ministria e Shëndetësisë ka hartuar një plan masash duke filluar nga rritja e gatishmërisë në institucionet shëndetësore, deri tek kontrollet në institucionet arsimore për të gjitha rastet e konstatuara, si dhe vaksinimin e grupeve në risk.

Me urdhër të Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, prej datës 8 Shkurt ka nisur funksionimin Komiteti i Certifikimit të Eliminimit të Fruthit dhe Rubeolës, i cili përgatit planin e veprimit për dokumentimin dhe verifikimin e eliminimit të fruth rubeolës në vend, si dhe përgatit programin e vaksinimit dhe të survejancës së fruth-rubeolës.

Alarmin për situatën e fruthit e ka dhënë edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila raporton 4 fishim të rasteve në Europë, ku nuk kanë munduar edhe vdekjet.

Tv Klan