Socialistët dhe demokratët kanë gjetur dakordësi për votën e diasporës. Votohet me 108 vota pro ligji për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Pavarësisht debateve në një seancë maratonë, PS dhe PD kanë gjetur dakordësi, duke miratuar ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, që lehtësojnë votën e diasporës.

Ndryshimet në kodin zgjedhor u miratuan me 108 vota pro.

Ndryshimet e miratuara me konsensus të palëve përcaktojnë se të gjitha kostot postare për votën e emigrantëve do të mbulohet nga buxheti i shtetit.

Ndryshimet e kodit zgjedhor përcaktojnë gjjithashtu se në numërimin e votës së diasporës veç komisionerëve të KQZ, do të ketë edhe komisionerë të forcave politike, si dhe vendosi afrimin me 10 ditë të afatit për dorëzimin e listave të kandidatëve, nga data 22 Mars që ishte duhet të bëhet dorëzimi i listave brenda datës 12 Mars.

Me 107 vota pro, parlamenti miratoi edhe shpërndarjen e fondit 1.5 milionë Euro partive për zgjedhjet e 11 Majit.

Sa i takon kërkesës së opozitës për të lejuar të votojnë dhe shtetasit që nuk kanë dokumente biometrik shqiptar të votojnë me dokumenta të huaj, u dakordësua që të shqyrtohet nga KQZ, edhe pse socialistët këmbëngulën se është kërkesë absurde dhe dëmton integritetin e procesit.

Në orët e para të seancës, pati dhe debate mes palëve.

Në seancën maratonë të parlamentit u miratua edhe shkarkimi i të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH.  

Klan News