Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan NostalgjiKlan NostalgjiKlan MusicKlan MusicKlan RadioKlan RadioKlani ImKlani Im

Cilësimet

Modaliteti i dritës

Madhësia e shkronjave

16px

Aksesueshmëria

Redukto lëvizjet

Pakëson animacionet dhe efektet pulsuese.

Font i lexueshëm

Përdor shkronja më të thjeshta për lexim.

Hapësira mes rreshtave

Thekso lidhjet

I bën linket më të dukshme në artikuj.

Kodi Zgjedhor

Reforma Territoriale kërkon ndryshim të Kodit Zgjedhor

Ndryshimet që do të pësojë harta administrative territoriale nëse socialistët do të miratojnë të enjten projektligjin që e ul në 46 numrin e bashkive, do të kërkojë ndërhyrje dhe në kodin zgjedhor për të bërë të mundur nga ana praktike mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Por aktualisht komisioni i reformës zgjedhore ka javë që nuk mblidhet...

Tetor 7, 2026

Celibashi: Të ndahet shteti nga partia në pushtet

Në tryezën mbi parandalimin dhe adresimin e keqpërdorimit të burimeve shtetërore në proceset zgjedhore, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi kërkoi që kodi i ri elektoral të sanksionojë qartë parimin e ndarjes së shtetit nga partia në pushtet. Bashkëkryetari socialist Damian Gjiknuri nënvizoi rëndësinë e miratimit të paketës së re ligjore brenda muajit nëntor, kur përfundon edhe afati...

Korrik 28, 2026

Parlamenti i RMV nuk bie dakord për Kodin Zgjedhor

Në vend të kompromisit, partitë politike vazhdojnë me akuza të ndërsjellta për përgjegjësinë e bllokimit të reformës zgjedhore. Me 15 korrik Maqedonia e Veriut duhej t’i dërgonte raport BE-së për reformat e kryera, ku prioritare ishte ndryhimi i Kodit zgjedhor. Mickovski: Opozita nga frika e humbjes bllokon Kodin Zgjedhor Përplasjet më të mëdha dhe qendrimet...

Korrik 16, 2026

Nis punën “Zgjedhorja”, Gjiknuri-demokratëve: Të dalim me një produkt!

Ka nisur punën sot, 18 nëntor, Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Në fjalën e tij, socialisti Damian Gjiknuri (bashkëkryetar i komisionit) tha se dy çështje kanë qenë me rëndësi për t’u zgjidhur, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për votën e diasporës dhe hartimi i listave të kandidatëve. “Adresimi i rekomadimeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet”, u...

Nëntor 18, 2025

Bylykbashi: Duhet sistem i ri zgjedhor, aktuali është toksik

Teksa ndërkombëtarët insistojnë për miratimin e një reforme të re elektorale gjithpërfshirëse, shtatori duket se do të ulë në dialog palët politike. Demokratët, të cilët e cilësojnë farsë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, këmbëngulin që puna të nisë nga ndryshimi i sistemit elektoral, për të rikthyer koalicionin me listë të përbërë. “Ne sot kemi...

Qershor 15, 2025

Gonzato: Është koha për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Zgjedhjet e 11 majit cilësohet një kapitull i mbyllur nga Komisioni Europian që tanimë mendon se palët politike duhet të ulen në Parlamentin e ri dhe të hartojnë një ligj elektoral ku të integrohen rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Ambasadori Silvio Gonzato në përgjigje të interesit të gazetarëve, pas një takimi në bashkinë e Korçës thotë se...

Maj 27, 2025

Balla përgëzon partitë e reja: Pretendimet për Kodin Zgjedhor të ngrihen në Komisionin e Posaçëm në Shtator

Në legjislaturën e ardhshme, do të shohim 3 parti të reja në Kuvend. Partia Mundësia do të ketë 2 deputetë ndërsa Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë do të përfaqësohen me nga 1 deputet. Taulant Balla, drejtuesi politik i PS-së për diasporën i përgëzoi ato për rezultatin ndërsa i ftoi për të adresuar të gjitha...

Maj 20, 2025

Numërimi i votave, Balla sugjerim kandidatëve socialistë: Transparencën e bën KQZ-ja

Mbi 15 kandidatë për deputetët i kanë bërë kërkesë KQZ-së për pamjet filmike të numërimit të votave. Mes tyre ka edhe kandidatë nga Partia Socialiste të cilët pretendojnë se vota për ta është keqlexuar. Por çfarë qëndrimi do të mbajë selia rozë për këtë? Nga ambientet e Parkut Olimpik, aty ku është drejt fundit numërimi...

Maj 20, 2025
ilirjan celibashi

Votimi me ID të huaja, Celibashi: Në dorë të rregullatorit

Kryekomisioneri i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, u tha gazetarëve se nuk lexonte asgjë në Kodin Zgjedhor lidhur me kërkesën e Berishës që të lejohen të votojnë emigrantët me dokumente të huaja në mënyrë që KQZ–ja të ndërmerrte ndonjë iniciativë në këtë drejtim. Sipas Celibashit, Komisioni Rregullator është i pavarur nga KQZ dhe mund të bëjë dhe...

Shkurt 18, 2025

Miratohet Kodi Zgjedhor

Socialistët dhe demokratët kanë gjetur dakordësi për votën e diasporës. Votohet me 108 vota pro ligji për ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Pavarësisht debateve në një seancë maratonë, PS dhe PD kanë gjetur dakordësi, duke miratuar ndryshimet e reja në Kodin Zgjedhor, që lehtësojnë votën e diasporës. Ndryshimet në kodin zgjedhor u miratuan me 108 vota pro....

Shkurt 17, 2025