Humbja me Finlandën duhet lënë pas krahëve dhe Kombëtarja shqiptare duhet të sigurojë 3 pikët e radhës në Ligën e Kombeve ndaj San Marinos.

Mbrojtësi kuqezi Mario Mitaj ka theksuar në një intervistë për TV Klan edhe një herë tjetër objektivin në këtë grup.

23 vjeçari foli gjithashtu për rolin e tij të ri në mbrojtjen me 3 dhe rivalitetin me Pilon, por vlerësoi edhe trajnerin Rolando Maran duke thënë se i ka idetë e qarta.

Mbrojtësi i Kombëtares shpreson që me performancat pozitive me fanellën kuqezi t’i japë edhe një sinjal trajnerit De Rosi te Genoa për të pasur më shumë hapësira në kampionatin italian.

/tvklan.al