Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi ka deklaruar sot në 15 qershor se nuk dëshiron të gjykohet me gjykim të shkurtuar.
Ajo tha se nuk e do gjykimin e shkurtuar, duke shtuar se nuk ka bërë pastrim parash, raporton gazetarja e Klan News Glidona Daci.
“Nuk e dua gjykimin e shkurtuar. Nuk kam bërë pastrim parash”, mësohet të ketë deklaruar ajo.
Por gjykata e ka refuzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, për tërheqje nga gjykimi i shkurtuar. Gjykata ftoi prokurorin të lexojë pretencën.
Duke qenë se SPAK nuk e kishte gati pretencën, seanca u shty për në datë 30 qershor.
Fatime Kryemadhi është pjesë e dosjes Meta-Monika Kryemadhi. Ajo dyshohet se në skemën korruptive të ngritur, ka ndihmuar në pastrimin e parave, së bashku me Ema Çokun. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ngritur ndaj çiftit Meta-Monika Kryemadhi tre akuza: korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Kjo dosja është ndarë. Ish-presidenti Meta dhe Monika Kryemadhi do të jenë në gjykim të zakonshëm, ndërsa të tjerët me gjykim të shkurtuar.
/tvklan.al












Botërori 2026 
