Moti i keq dhe reshjet e dëborës ka bërë që disa zona në vend të bllokohen.Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për situatën deri në orën 10:00 në qarqet e vendit. 

Bashkia Shkodër:

Aksi rrugor Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore.

Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Mali Shoshit dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 80 cm.

Aksi rrugor Shkodër-Velipojë është i kalueshëm me vështirësi në vendin e quajtur Qafë Shtiqen pasi ka prezencë të akullit dhe dëborës.

Në Theth trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 cm.

Në Breg Lumi trashësia e dëborës ka arritur mbi 20 cm.

Në Njësitë Administrative Pult dhe Shosh nuk ka energji elektrike, sepse janë këputur telat, si rezultat i erërave të forta.

Në shkollat e Njësive Administrative Pult, Shosh, Shalë, është ndërprerë proçesi mësimor.

Bashkia Malësi e Madhe:

Aksi rrugor Hani Hotit  – Vermosh është i kalueshëm  me  zinxhirë.

Bashkia Vau Dejës: 

Njësia Administrative Bashkia Vau Dejës (qendër), trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm.

Njësia Administrative Hajmel, trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm.

Njësia Administrative Vig Mnelë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 10-15 cm.

Njësia Administrative Temal, trashësia e dëborës ka arritur rreth 60-70 cm.

Njësia Administrative Shllak, trashësia e dëborës ka arritur rreth 30-70 cm dhe aksi rrugor për në qendër të kësaj Njësie Administrative është i bllokuar.

Bashkia -Fushë Arrës:

Aksi rrugor Fushë Arrëz-Iballë, është i bllokuar, trashësia e dëborës ka arritur rreth 80 cm, nuk ka asnjë borëpastruese.

Aksi rrugor Qafë Mali-Qafë Shllak është i kalueshëm me zinxhirë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40 cm. Po punojnë 2 borëpastruese.

Aksi rrugor Qafë Mali-Flet është i kalueshëm me zinxhirë, trashësia e dëborës ka arritur mbi 60 cm. Po punon 1 borëpastruese.

Aksi rrugor Hadroj-Qafë Benë është i kalueshëm për të gjitha automjetet, trashësia e dëborës ka arritur rreth 20 cm.

Bashkia Pukë

Në  territorin e bashkisë Pukë ka pasur reshje të dendura dëbore dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm.

Segmentet rrugore brenda qytetit janë të kalueshme me zinxhirë dhe po punohet me 1 mjet borëpastrues.

Segmentet rrugore të fshatrave që lidhen me qendrën e Njësisë Administrative Gjegjan janë  të bllokuara, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40 cm.

Aksi rrugor rural Qafë Qerreti-Qelëz, Njësia Administrative Qelëz është i bllokuar,  trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm dhe po punohet me 1 mjet fadromë për hapjen e këtij aksi.

Fshatrat Qafë-Tmugu, Bushat, Ukth, Qerret i Vogël Njësia Administrative Qelëz  janë të bllokuara.

Aksi rrugor rural Qafë Qerreti-Qerret, Njësia Administrative Luf-Qerret është i bllokuar.

Fshatrat Luf, Pla, Kqirë, Plet janë të bllokuara.

Akset rrugore rurale Buhot, Bicaj, Rrapë, Binisht, Njësia Administrative Rrapë janë të bllokuara, trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm. Proçesi mësimor nuk është zhvilluar në këtë Njësi Administrative. Ka pasur probleme me energjinë elektrike.

Në aksin rrugor Vau Dejës-Pukë Fushë-Arrëz po punojnë 3 mjete borëpastruese.

Aksi rrugor Hadoj-Gjegjan-Reps  është i kalueshëm me zinxhirë, po punojnë dy borëpastruese.

 

Qarku Kukës.

Trashësia e dëborës në Tunel-Kalimash ka arritur rreth 70 cm, Qafë Shllak rreth 90 cm, Qafë Tobli rreth 60 cm, Qafë Luzhë rreth 50 cm, Valbonë rreth 1.1 m dhe Qafë Morinë rreth 40 cm.

Në qytete trashësia e dëborës ka arritur: në Kukës rreth 35 cm, Bajram Curri rreth 45 cm dhe Krumë rreth 32 cm.

Rrugët, urat:

Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë  nën efektin  e rënies së reshjeve të shumta të dëborës dhe erërave të forta duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë. Po punojnë 12 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.

Aksi rrugor rural Kolsh-Qafë Shllak është i kalueshëm me zinxhirë. Po punojnë 4 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor..

Aksi rrugor rural Kukës-Bushtricë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë. Po punojnë 4 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor..

Aksi rrugor rural Kukës-Ura e Zapodit është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë.

Aksi rrugor rural Kukës-Krumë-Qafë Prushi-Kam është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. Trashësia e dëborës në Qafë Tobli ka arritur rreth 40 cm dhe në Qafë Prushi rreth 30 cm.

Aksi rrugor rural Bajram Curri-Kam është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. Trashësia e dëborës në Qafë Luzhë ka arritur rreth 30 cm.

Aksi rrugor rural Bajram Curri-Valbonë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë. Po punojnë  3 borëpastruese dhe 1 fadromë. Trashësia e dëborës ka arritur rreth 1 m.

Aksi rrugor rural Qafë Morinë-Bajram Curri-Fierzë-Lekbibaj është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese. Trashësia e dëborës në Qafë Morinë ka arritur rreth 20 cm.

Akset rrugore bashkiake:

Akse të bllokuara:

Bashkia Kukës: Njësitë Administrative Arrën, Shishtavec, Grykë-Çajë Arrën, Kalis dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Malzi dhe Topojan.

Bashkia Has: Fshatrat Cahan, Mujaj, Dajç Kishaj.

Bashkia Tropojë: Njësia Administrative Fierzë, fshatrat Degë dhe Rajë.

Njësia Administrative Bujan, fshatrat Geghysen, Lëkurtaj, Selimaj dhe Gri.

Njësia Administrative Tropojë e Vjetër, fshatrat Çelinë, Kuçanë, Treshnjevë, Lugu i Tropojës, Kovaçe dhe Shkelzen.

Njësia Administrative Bytyq, fshatrat Berishë dhe Zogaj.

Njësia Administrative Lekbibaj, fshatrat Brisë, Palcë, Salcë, Curraj i Epërm, Peraj, Tetaj dhe Gjopepaj. Po punojnë mjetet e bashkisë Tropojë për hapjen e këtyre akseve.

Qarku Dibër.

Aksi nacional  Ura e Çerenecit-Stëblevë, është i bllokuar.

Në segmentin Klenjë-Stëblevë trashësia e dëborës ka arritur rreth 1 m dhe po punohet me 2 mjete fadroma të firmës kontraktore për ta kthyer këtë aks rrugor të kalueshëm.

Akset nacionale Peshkopi-Kala e Dodës, Muhurr-Reç, Qafë Bualli-Martanesh, Trebisht-Doganë Maqedoni janë të kalueshme me zinxhirë.

Akset rrugore rurale në bashkinë Bulqizë:

Janë të bllokuara fshatrat me qendrën e Njësive Administrative Martanesh, Ostren, Trebisht, Shupenzë dhe qendrat e Njësive Administrative me akset rrugore kryesore në Njësitë Administrative Martanesh e Ostren.

Bashkia Bulqizë është duke punuar me 4 mjete, fadroma dhe 1 borëpastruese dhe po bëhet e mundur hapja e rrugëve kryesore lidhur me Njësitë Administrative.

Akset rrugore rurale në bashkinë Dibër:

Janë të bllokuara akset rrugore të fshatrave të Njësive me qendrat Administrative Kala e Dodës, Reç, Selishte, Lure, Arras, Maqellare, Luzni, Sllovë dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 50- 70 cm.

Njësitë Administrative Selishtë e Lurë janë të bllokuara.

Në aksin rrugor rural Lurë-Rrëshen po punohet për të bërë të mundur hapjen e këtij aksi rrugor.

Forcat e bashkisë po punojnë me 3 mjete fadroma dhe 1 borëpastruese të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile për të bërë të mundur hapjen e këtyre akseve rrugore.

 

Në bashkinë Klos është e bllokuar Njësia Administrative Xibër.

Në bashkinë Mat Njësia Administrative Macukull po punohet nga forcat dhe mjetet e bashkisë për hapjen e akseve rrugore.

Në qytetin e Dibrës ditën e sotme është ndërprerë zhvillimi arsimor në të gjitha nivelet.

Në bashkinë Bulqizë kanë zhvilluar mësimin vetëm 2 shkolla.

Në bashkinë Mat, nuk është zhvilluar mësimi në 10 shkolla për efekte të bllokimit të akseve rrugore nga reshjet e dëborës.

Qarku Lezhë.

Në bashkitë Lezhë dhe Kurbin trashësia e dëborës ka arritur rreth 5-15cm në zonat fushore dhe në ato kodrinore e malore.

Firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale, po punojnë me forca, mjete për hedhjen e kripës dhe mbajtjen e rrugëve te hapura.

Forcat e bashkive po punojnë me mjete për hedhjen e kripës dhe hapjen e akseve rrugore kryesore dhe rurale, që lidhin qendrat e Njësive Administrative me qendër bashkie dhe ato mes fshatrave.

Bashkia Mirditë: trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-50 centimetër.

Në zonat e thella ka probleme në qarkullimin e mjeteve.

Njësia Administrative Fan, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40-50cm.

Në fshatrat Thirrë trashësia e dëborës ka arritur rreth 40cm,  Domgjon rreth 30cm, Xhuxhë rreth 50cm, Konaj dhe Shëngjin rreth 30-35 cm.

Aksi rrugor rural që lidhin fshatin Konaj-Xhuxhë është i bllokuar.

Në Njësinë Administrative Selitë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 30cm.

Në qytetin Kurbnesh, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40-45cm. Akset rrugore rurale kalohen pjesërisht me zinxhirë.

Në Njësinë Administrative Orosh, trashësia e dëborës ka arritur rreth 20cm.

Në zonën Reps-Bulshar trashësia e dëborës ka arritur rreth 40-50cm.

Aksi rrugor Nënshejt-Lajthizë është i bllokuar.

Në Njësinë Administrative Kaçinar, trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-30cm.

Në Njësinë Administrative Kthellë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 20-25cm. Asket rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Furnizimi me energji elektrike ka funksionuar me ndërprerje.

Në Njësitë Administrative  Rrëshen  dhe  Rrubik, trashësia e dëborës ka arritur rreth 25cm. Akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Furnizimi i qyteteve dhe i fshatrave me energji elektrike ka funksionuar me ndërprerje.

Aksi rrugor nacional Milot-Shkopet-Burrel, ka ngrica dhe dëborë në afërsi të tunelit të Shkopetit dhe lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë pasi trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-20cm

Aksi rrugor nacional Rrëshen-Shpal-Gjegjan është i kalueshëm me zinxhirë. Po punon 1 borëpastruese për hapjen e këtij aksi rrugor.

Rruga e Kombit Rrëshen-Tunel Kalimash, është i kalueshëm pa zinxhirë, ka prezencë ngricash dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-30 cm. Firma kontraktore po punon me 4 mjete për të siguruar kalueshmërinë normale në rrugë.

Mjetet që po punojnë në akset rrugore rurale të bashkisë Mirditë:

Në Njësinë Administrative Rrëshen 1 fadromë.

Në aksin rrugor nacional Rrëshen-Perlat 1 fadromë.

Në aksin rrugor rural Perlat-Kurbnesh-Lurë 1 fadromë.

Në Njësinë Administrative Kaçinar 1 fadromë.

 

Qarku Elbasan.

Aksi rrugor nacional Librazhd-Stëblevë, në segmentin rrugor Lunikut-Fushë Studen, është i kalueshëm me zinxhirë. Segmenti rrugor Fushë Studen-Stëblevë është i bllokuar.

Në Bashkinë Gramsh vazhdojnë të bien reshje dëbore dhe është punuar për normalizimin e qarkullimit në akset rrugore rurale të bllokuara.

Në bashkinë Përrenjas është punuar në drejtim të akseve rrugore rurale me probleme, por vazhdojnë të bien reshje dëbore.

Aksi rrugor rural Togëz-Qarishtë, bashkia Librazhd ngelet problematik.

Segmenti rrugor Qafë Shapkë-Qarishtë është i bllokuar.

Qarku Vlorë.

Në zonat e banuara nuk ka pasur prezence ngrice ose dëborë.

Segmenti rrugor në Qafën e Llogorasë është i kalueshëm pa zinxhirë.

Mjetet e firmës kontraktore Salillari janë duke punuar me: 2 borëpastruese, 1 fadromë dhe disa mjete për hedhjen e kripës.

Segmenti rrugor në Qafën e Muzinës  është i kalueshëm pa zinxhirë.

Qarku Gjirokastër.

Aksi rrugor rural Frashër, bashkia Përmet, në vendin e quajtur Kokojka vazhdon të jetë i bllokuar, si dhe segmentet rrugore në Frashër me fshatrat Miçan, Vërçisht, Zavalan, Ogrenj. Po punon 1 fadromë për zhbllokimin e akseve rrugore.

Aksi rrugor në bashkinë Këlcyrë, në zonën e Malëshovës trashësia e dëborës ka arritur rreth 20 cm dhe është i bllokuar.

Aksi rrugor rural në Njësinë Administrative Ballaban në fshatin Psar është i bllokuar. Bashkia ka dërguar 1 mjet për zhbllokimin e këtij aksi rrugor. 

Akset rrugore rurale në Njësinë Administrative Kurvelesh dhe Buz, bashkia Tepelenë janë të kalueshme me zinxhirë. Mungon energjia elektrike në disa fshatra.

Grupet e punës së OSHEE-së po punojnë në terren për eleminimin e defekteve.

Aksi rrugor Libohovë-Poliçan, në Njësinë Administrative Zagorie, bashkia Libohovë është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor rural Poliçan-Sheper, Njësia Administrative Zagorie është i bllokuar nga dëbora. Për zhbllokimin e këtij aksi rrugor është dërguar 1 mjet tip fadromë.

Aksi rrugor rural Golem-Kolonjë Njësia Administrative Picar, bashkia Gjirokastër është e bllokuar nga dëbora. Për zhbllokimin e këtij aksi është dërguar 1 mjet tip fadromë.

Qarku Korçë.

Në disa zona malore të Qarkut Korçë si: Dardhë, Vithkuq, Lekas, Voskopojë dhe Velçan kanë filluar reshjet e dëborës, trashësia e dëborës ka arritur rreth 50-70cm.

Gjendja e akseve rrugore nacionale është si më poshtë:

Aksi rrugor Boboshticë-Dardhë, është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Korçë-Voskopojë është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Ersekë-Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Libonik-Lozhan-Molla-Grabovë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.

Aksi rrugor Korçë-Erseke është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Liqenas-Dogana Goricë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.

Aksi rrugor Zemblak-Liqenas është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.

Aksi rrugor Bilisht-Hoçisht-Baban është i kalueshëm pa zinxhirë.

Aksi rrugor kryesorë Qafë Thanë-Qafë Plloçë-Dogana Kapshticë është i kalueshëm pa zinxhirë.

Gjendja e akseve rrugore rurale është si më poshtë:

Aksi rrugor Qafa e Plloçës-Stropskë është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Golik-Vëri-Proptisht është i kalueshëm me zhinxhirë.

Aksi rrugor Proptisht-Slabinjë është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Vërdove-Varet e Grekut është i kalueshëm me zinxhirë.

Të gjitha akset rrugore rurale të Njësive Administrative Dardhas, Proptisht dhe Trebinjë që lidhen me fshatrat janë të bllokuara. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtyre akseve rrugore. 

Aksi rrugor Voskopojë-Lekas është i bllokuar.

Aksi rrugor Vithkuq-Shtyllë është i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Shtyllë -Panarit është i bllokuar.

Të gjitha akset rrugore që lidhin Njësitë Administrative me rrugën nacionale në bashkinë Kolonjë janë të kalueshme me zinxhirë. Po punohet për hapjen e akseve rrugore në Njësitë Administrative Çlirim dhe Novoselë.

Aksi rural rrugor, fshati Arrëz, bashkia Devoll, po punohet për hapjen e këtij aksi.

Akset rrugore brenda qyteteve janë me qarkullim normal. 

Në zonën e Lozhanit,  Lekasit, disa fshatra Moglicë, Zona Mesmal, disa fshatra të Njësisë Administrative Dardhas, pjesërisht Podgozhan ka mungesë të energjisë elektrike.

Qarku Tiranë.

Aksi rrugor Tiranë-Dajt aktualisht është i kalueshëm me zinxhirë për shkak të uljes së temperaturave në orët e mbrëmjes. 

Aksi rrugor Tiranë-Elbasan, në zonën e tunelit aktualisht është i kalueshëm me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës. 

Aksi rrugor Tiranë-Krrabë është i bllokuar.

Shërbimet e Policisë së Shtetit po monitorojnë situatën dhe po këshillojnë drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në këtë aks rrugor.