Moti i keq ka “paralizuar” një pjesë të vendit. Era e fortë ka krijuar dallgë të mëdha duke pezulluar lundrimin e mjeteve detare, veçanërisht në portin e Vlorës. Si pasojë e dallgëve të mëdha është shtyrë ankorimi në port i tragetit Brindisi-Vlorë.

Ndërkohë reshje të dendura shiu kanë nisur dhe në kryeqytet, po ashtu janë ulur me disa gradë edhe temperaturat.

Fora Detare gjatë natës kanë arritur të shpëtojnë dy shtetas, një shqiptar dhe një italian, teksa ndodheshin në një gomone.

Bledar Zini Janushaj, nga Vlora dhe italiani Atilo Giuzepe Dibello, ishim nisur nga brigjet italiane në drejtim të Shqipërisë me gomone, por pranë Sazanit kanë qenë në vështirësi për t’u mbytur dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmë.

Dy personat janë shoqëruar në polici, por nuk ka detaje të tjera përveç faktit se gomonia ishte nisur nga Italia./tvklan.al