Në prag të vizitës së atit të shenjtë në Peru, në universitetin Senor de Sipan  në Chiclayo të Perusë është ekspozuar një mozaik monumental i Atit të Shenjtë.

Vepra u përurua vetëm dy ditë përpara vizitës së pritur të Papës në këtë qytet.

Mozaiku u konceptua dhe u drejtua nga artisti i njohur amerikan i artit në natyrë, Stan Herd, me ndihmën e studentëve dhe vullnetarëve të universitetit peruan.

Vepra ka një formë rrethore me diametër 12 metra dhe është ndërtuar në kopshtet e kampusit universitar.

Ajo përbëhet nga rreth 9,000 copa qeramike me forma, përmasa dhe ngjyra të ndryshme.

Herd tha se u frymëzua ta krijonte veprën pasi mësoi për lidhjen e Papa Leonit XIV me qytetin në veri të Perusë.

“Si një artist nga Shtetet e Bashkuara, e kam dashur gjithmonë Amerikën e Jugut, kur dëgjova për Papën, se ai ishte bërë udhëheqësi i ri i botës katolike, vendosa të vija dhe ta nderoja, në Chiclayo, ku ai kaloi kaq shumë vite këtu duke punuar me njerëzit”, tha artisti Stan Herd.

Punimet për krijimin e këtij portreti gjigant zgjatën rreth 11 ditë.

Klan News

/tvklan.al