Të dyshuarit nga Tirana, Shkodra, Durrësi, Fieri e Lezha

Tirana, Shkodra, Durrësi, Fieri dhe Lezha janë qytetet ku banojnë 59 personat që iu nënshtruan testit si të dyshuar për koronavirus, dhe të gjithë rezultuan negativ.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe institutit të shëndetit publik rastet e dyshuara kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik të Covid-19.

Komiteti Teknikka përcaktuar se si do veprohet për rastin 1 si dhe ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre. 

Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjitha pikat kufitare kanë 23 mijë shtetas, të cilët i janë nënshtruar për monitorimin e temperaturës.

Ndërsa, në urgjencën kombëtare janë regjistruar 1391 thirrje, prej të cilave 29 janë të skeduar për koronavirus pasi kanë histori udhëtimi me Italinë.

Nga aeroporti i Rinasit fluturimet vijojnë normalisht edhe me zonat e prekura në Itali. Ditën e diel ka pasur 3 anulime nga Air Albania drejt Romës dhe Milanos, por kompania tha se s’ka lidhje me koronavirusin, për arsye personale.   

Tv Klan