3 tetor 2026 – Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, foli pas ndeshjes me Finlandën, dueli i tretë i Shqipërisë në Ligën e Kombeve që nuk shkoi dhe aq mirë. Muçi pranoi se skuadra u zhgënjye pas golit të pësuar dhe kartonit të kuq, por vlerësoi reagimin e ekipit gjatë ndeshjes.
“Ishim pak të zhgënjyer kur pësuam golin dhe kartonin e kuq, por mendoj që luajtëm shumë mirë dhe jam krenar për mënyrën si gjithë ekipi reagoi. Jemi akoma në lojë për vendin e parë dhe kemi ndeshje të rëndësishme përpara”, u shpreh ai.
Finlanda tashmë ka parakaluar Shqipërinë në renditje, por sulmuesi kuqezi beson se situata mund të përmbyset në ndeshjet e mbetura.
“Po, patjetër. Në fillim kemi San Marinon, pastaj në nëntor kemi dy ndeshje, me Bjellorusinë dhe Finlandën”, shtoi Muçi.
I pyetur se cili është rivali direkt i Shqipërisë, Muçi e bëri të qartë se fokusi është te Finlanda, e vetmja skuadër që i ka shkaktuar humbje Shqipërisë deri më tani.
“Finlanda është i vetmi ekip që na ka mundur deri tani. Duhet të fitojmë patjetër në ndeshjen e kthimit në Tiranë”, përfundoi futbollisti.












Botërori 2026 