Rey Manaj zhbllokoi takimin ndaj Finlandës për Shqipërinë, në humbjen 2-1.
Pas ndeshjes, sulmuesi foli për Tv Klan, ku theksoi se ekipi bëri mirë pavarësisht humbjes.
Sulmuesi u shpreh se beson te vendi i parë, duke shtuar se kuqezinjtë i kanë mundësitë për të arritur këtë objektiv.
“Nëse luajmë kështu kemi shumë shanse për të mbajtur vendin e parë në grup. Besoj se i gjithë ekipi bëri mirë. Ishim me 10 lojtarë. Me Finlandën e kemi në Tiranë dhe besoj se në fund do të dalim në vendin e parë”, deklaroi Manaj.
/tvklan.al












Botërori 2026 
