Në ditën botërore të Talasemisë, alarmi për të prekurit nga kjo sëmundje në Shqipëri bëhet edhe më i madh si pasojë e mungesës së gjakut për trajtimin e tyre. Banka e gjakut në Lushnje më e madhja në vendin tonë nuk plotëson as 50% të kërkesave të të sëmurëve. Drejtuesit e këtij institucioni konfirmojnë se nevojat për gjak janë të mëdha, ndërsa gjendja është më shumë se kritike.
Mjeku: “Tani numri i talasemikëve në Lushnje, është mbi 300. Tani ne nuk jemi në gjendje t’i përgjigjemi me gjakun që kemi, prandaj për këtë duhet të dhurojnë vullnetarisht, por jo vetëm Lushnja, ose për një periudhë tranzitore të importojmë nga Italia nga Greqia.”
Më shumë humanizëm nga bashkëqytetarët kërkojnë edhe dy vëllezërit Suzana e Sokrat Çerepi që prej 50 vjetësh bashkëjetojnë me sëmundjen, ata shprehen se të arrish në një moshë të tillë me sëmundjen është një rast i rrallë për vendin tonë.
Sazana Çerepi: “Qe fati jonë që ishim që të dy, talasemik. Problemi i gjakut është çështja e ditës për neve, çështje dite. Vetë nuk e gjej, pse do të thuash ti, në radhë të parë duhen donatorët, gjaku po u dhurua është gjaku më i mirë.”
Sokrat Çerepi: “Tani ka ardhur koha që njëherë në 21 ditë e merr gjakun, e merr lirshëm po e merr pak me probleme nga frika për ndonjë SIDA për ndonjë virus.”
Apeli i dy vëllezërve që kanë arritur të sfidojnë për disa dekada sëmundjen e rëndë u drejtohet edhe institucioneve shtetërore të cilat sipas tyre duhet të garantojnë pastërtinë e gjakut. Vetëm 2 vjet më parë nga gjaku i pakontrolluar u infektuan me virusin Hiv/Aids 4 talasemik ndërsa dhjetëra të tjerë me Hepatit./tvklan.al












Botërori 2026 