Ora 5:30 e mëngjesit i ka gjetur besimtarët myslimanë, në xhami dhe sheshe për të falur namazin e Bajramit.

Në Tiranë falja u bë në Sheshin Skënderbej.

Kurban Bajrami është një ndër festat më të shenjta për myslimanët në mbarë botën.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj gjatë faljes së namazit ka bërë thirrje për më shumë dashuri, mëshirë dhe bujari që shoqëria të mos përjetojë vuajtje dhe tragjedi.

Simbolikë e kësaj dite është prerja e kurbanit, akti i flijimit, që sipas rregullit duhet ndarë me persona të tjerë në nevojë. Kurban Bajrami njihet si festa e sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit, por edhe ndaj solidaritetit për të afërmit e personat më në nevojë.

Dita vazhdon me vizita familjare e tek miqtë për të përcjellë urimet e kësaj dite, si dhe me dreka të bollshme festive.

Tv Klan