Kufizimet e shpeshta të energjisë gjatë javëve të fundit, jo vetëm në kryeqytet por edhe në qytete të tjera të vendit, kanë ardhur si pasojë e remontëve dhe defekteve në linja për shkak të mbingarkesës. Për Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, furnizimi me energji në të gjithë vendin ka qenë i plotë. Ai tha se është blerë energji me një kosto jo pak të ulët për buxhetin e shtetit, në mënyrë që qytetarëve t’u sigurohet furnizimi pa ndërprerje në këtë kohë thatësirash.
Nasip Naço: “Nuk janë kufizime po janë defeke teknike pasi mund ta them me plotgojën, ministria e ekonomisë, qeveria i ka marrë të gjitha masat edhe pse ka qenë një periudhë thatësire për të importuar energji elektrike dhe me një kosto të lartë të buxhetit të shtetit. Ne kemi deklaruar dhe kemi mbajtur premtimin që do ketë energji elektrike 24 orë pararësisht që ka një kosto të madhe edhe për buxhetin e shtetit.”
Gjatë prezantimit të ecurisë së punës për vitin 2011 dhe objektivave për vitin 2012, ministri Naço veçoi privatizimet e sektorëve të rëndësishëm dhe realizimin e projektit Trans Adriatik të gazit (TAP), që pritet të finalizohen gjatë këtij viti.
Nasip Naço: “Besoj se projekti TAP do realizohet shumë shpejt në Shqipëri, projekti është në rrugën e duhur dhe Shqipëria do përfitojë rreth mbi 1 miliard dollar investime në vitet që vijnë. Privatizimi i Alpetrolit ka interes të ndjeshëm nga investitorë strategjik. Ne do shesim 100% të aseteve të kësaj kompanie, po sigurisht do marrim rent të mira, do marrim taksa të mira…”
Vitin që lamë pas, ministri i Ekonomisë e cilësoi si të suksesshëm. Për këtë ai iu referua kryesisht të dhënave nga sektori minerar, që sipas tij, eksportet në këtë sektor janë rritur me afro 30 përqind krahasuar me një vit më parë. Po ashtu edhe hidrokarburet, ku rritja e prodhimit në këtë sektor ishte 20%.
Përsa i përket investimeve në energjetikë, Naço tha se Ministria e Ekonomisë ka nënshkruar 12 kontrata koncesioni me biznesin vendas dhe të huaj, që parashikojnë ndërtimin e rreth 50 HEC-eve të mëdhenj dhe të vegjël./tvklan.al
/tvklan.al












Botërori 2026 