“X Factor Kids” e fiton Eden Dani!
Lot gëzimi dhe emocione!
Eden Dani shpallet fituesja e ‘X Factor Kids’, ndërsa vokalistja më e mirë u shpall Kejsi Sinani. Kështu Shkodra fitoi për të pestën herë “X Factor”… Lexo më shumë
“Best Performer” Aleks Gjonaj!

Aleks Gjonaj shpallet “Best Performer” (performuesi më i mirë) i mbrëmjes, pasi magjepsi jurinë dhe publikun me energjinë dhe vokalin e tij të jashtëzakonshëm!
Pas pak shpallet fituesi

Publiku ka votuar dhe për pak çaste, Alketa Vejsiu do zbulojë emrin e fituesit.
Alketa Vejsiu: Kam një ëndërr, që një ditë Sanremon ta prezantoj unë e ta fitosh ti!
“Faleminderit, ishte një nder shumë i madh që unë isha këtu dhe gjithë emocionet që ndatë me mua. Ju falenderoj.”, tha Ermal Meta pas performancës së tij.
Këtu Alketa Vejsiu zbuloi ëndrrën e saj: “Ermal faleminderit shumë që erdhe e na nderove me prezencën tënde. Kam një ëndërr që do Zoti të bëhet mbarë, që një ditë Sanremon ta prezantoj unë dhe ta fitosh ti. Le ta manifestojmë”
Ermal Meta emocionon me ‘Stella Stellina’, një reflektim dhe shpresë në ‘X Factor Kids’

Ermal Meta ngjitet në skenë dhe emocionon publikun me këngën e tij “Stella Stellina”. Moderatorja Alketa Vejsiu emocionoi publikun duke prezantuar me fjalë të veçanta performancën e artistit shqiptar, duke përshkruar simbolikën e këngës së tij dhe rëndësinë e mesazhit për të gjithë fëmijët dhe shikuesit.
“Jam shumë e lumtur që në këtë skenë vjen një këngë që na bën të gjithëve të reflektojmë. Është një këngë për një flutur, e cila duket se e ka jetën shumë të shkurtër: lind dhe zhduket brenda një dite.
Në një mënyrë simbolike dhe metaforike, nga një djalë që jo vetëm këndon, por edhe shkruan bukur, kjo këngë vjen si një thirrje e brendshme që të gjithë ne të reflektojmë dhe ta bëjmë këtë vend, këtë botë, një vend më të bukur e më të mirë, ku jeta kalon në paqe, ku fëmijët nuk vuajnë dhe nuk e kalojnë fëmijërinë në spitale apo rrugëve në rrënoja, duke kërkuar ujë, të pangrënë e të uritur.
Dikur shprehja ‘anës lumenjve’ kishte kuptim, sepse varfëria mbizotëronte në realitetin tonë. Sot ekziston një ‘anës lumenjve’ tjetër në të gjithë botën, sepse bota po kalon një moment të trazuar. Ndaj, ‘Stella Stellina’, ylli i vogël në atë kodrinë, nuk po xixëllon më siç duhet, sepse ky yll nuk është më.
Kjo është kënga që do të vijë tani, e kënduar në skenën e ‘X Factor Kids’ nga Ermal Meta”, tha Alketa Vejsiu.
S’del shqipja, plasin falenderimet në spanjisht në “X Factor Kids”, Alketa: Bojkenito!
Magji në spanjisht, Bojken Lako dhe Kejsi Sinani elektrizojnë skenën në performancën finale

Bojken Lako dhe Kejsi Sinani ishin dyshja e fundit që performuan së bashku, duke sjellë në skenë një performancë magjike në gjuhën spanjolle.
Fifi: Aleksi më kujton veten kur isha sa ai, do bëhet legjendë!
“Pse s’duhet me e fitu Aleksi, Alketë, hajde më thuaj! Aleksi duhet me e fitu për shumë arsye, e para sepse tregut i mungon një mashkull si Aleksi, i mungon një zë si Aleksi. Janë bërë shumë femra dhe në tregun komercial na duhet një stil si Aleksi, një vokal si Aleksi, gjë që mungon në tregun shqiptarofolës.
Përveç kësaj, unë jam shumë e lumtur që në finale jam me Aleksin, sepse ai më kujton veten kur kam qenë në moshën e tij dhe besoj që do bëhet një legjendë e muzikës komerciale dhe unë kam me konë aty me e mbështet,” tha Fifi, duke iu përgjigjur pyetjes së Alketa Vejsiut.
Fifi dhe Aleks Gjonaj ndezin skenën me “Lali”

Pas Pirro Çakos dhe Eden Danit, në skenë ngjiten Fifi dhe Aleks Gjonaj, të cilët emocionuan publikun me këngën “Lali” të këngëtares, e cila erdhi në një version të ri.
Pirro Çako: Eden Dani ka më shumë aftësi se të gjithë, duhet të fitojë!
Pasi Pirro Çako dhe Eden Dani performuan versionin e dytë të këngës “Sekreti im”, Alketa Vejsiu e pyeti këngëtarin se pse artistja e vogël e mentoruar prej tij duhet ta fitojë “X Factor” sonte.
Ai u përgjigj: “Për mua duhet ta fitojë, sepse që nga fillimi i këtij edicioni e deri më sot, për mua ka më shumë aftësi se të gjithë të tjerët.”












Botërori 2026 
