Dosja “Veliaj” do të ndahet në dy pjesë, pasi Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi kërkesën e tetë të pandehurve për gjykim të shkurtuar.
Mes këtyre të pandehurve, janë biznesmenët Abule, Bektashi, si dhe ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka.
Të pandehurit që do të gjykohen me gjykim të shkurtuar janë Elman Abule, Fatmir Bektashi, Ina Goxhaj, Frosina Bollo, Adela Kondakçiu, Klotilda Bushka, Flutur Xhani dhe Fatjon Baçi.
Me këtë vendim, do të rihidhet në short dosja për Veliajn.
Seanca për të pandehurit me gjykim të shkurtuar është në datën 20 maj, kur dhe do të jepen konkluzionet e Prokurorisë së Posaçme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
