Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm nuk u zhvillua gjyqi për Erjon Veliaj, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të shkallës së parë që i pezullon afatet e paraburgimit.

Shkak u bë një parregullsi në shkresën e njoftimit të Veliajt për këtë seancë gjyqësore, duke e shtyrë seancën për më 29 prill.

Gjithsesi, kërkesa e bërë në këtë gjykatë për avokatët e Veliajt ka të bëjë me parimin e vendimit, pasi sipas tyre kjo praktikë e gjyqtarëve po kthehet në një ndëshkim kolektiv dhe një precedent të rrezikshëm për të gjithë të pandehurit që janë bashkë në një dosje penale dhe që janë duke u gjykuar.

Erjon Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit 2025 dhe po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me bashkëshorten dhe disa biznesmenë.

Klan News

/tvklan.al