Aktori i njohur i filmave aksion, Chuck Norris, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Norris u bë i famshëm fillimisht në filmat e arteve marciale gjatë viteve ’80, si “A Force of One” dhe “An Eye for an Eye”. Në fund të asaj dekade, ai u konsolidua si një nga yjet më të mëdhenj të aksionit në Hollywood. Më vonë, ai fitoi edhe më shumë popullaritet me rolin kryesor në serialin “Walker, Texas Ranger”, i cili u transmetua për herë të parë në vitin 1993.

Lajmi për ndarjen nga jeta u konfirmua nga familja e aktorit përmes një deklarate të publikuar në Instagram, këtë të premte, më 20 mars.

“Me zemër të thyer, familja jonë ndan lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Chuck Norris, mëngjesin e djeshëm. Edhe pse dëshirojmë të ruajmë privatësinë për rrethanat, duam të dini se ai ishte i rrethuar nga familja dhe në paqe”, thuhet në deklaratë.

Familjarët e përshkruajnë atë si një figurë të dashur dhe të përkushtuar:
“Për botën ai ishte një artist marcial, aktor dhe simbol force. Për ne ishte një bashkëshort i përkushtuar, baba dhe gjysh i dashur, një vëlla i jashtëzakonshëm dhe zemra e familjes sonë”.

Sipas tyre, Chuck Norris jetoi me besim dhe përkushtim, duke frymëzuar miliona njerëz në mbarë botën përmes punës, disiplinës dhe mirësisë së tij, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme.