Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Njeriu që rihapi e ringriti institucionet fetare në vend është përcjellë në vendin e shenjtë ku do të prehet përjetësisht. Hafiz Sabri Koçi 83 vjeç është ndarë nga jeta pas një sëmundje të gjatë. Në Komunitetin Mysliman janë bërë homazhe në nderim të figurës së tij.

Ish-kreu i myslimanëve e drejtoi këtë komunitet deri dy vite më parë ku u tërhoq për arsye shëndetësore, duke i lënë rrugë drejtuesve të rinj. Haxhi Hafiz Sabri Koçi është një prej qindra klerikëve të persekutuar, i dënuar me 22 vite burg, që bën pjesë në plejadën e klerikëve mysliman, që ia dedikuan jetën fesë dhe kombit.

I lindur në Orenj të Librazhdit, Koçi ka shërbyer si mësues i fesë në fshatin Drisht, nënmyfti i Krujës dhe myfti i Kavajës. Pas largimit për arsye shëndetësore, nga posti kryesor i myslimanizmit ai ishte zgjedhur kryetar nderi i KMSH./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti