Bordi i Transparencës ka vendosur sot, 13 qershor, çmimet e reja tavan për naftën dhe benzinën, të cilat hyjnë në fuqi në orën 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës.
Sipas vendimit, çmimi i naftës (gazoil) është ulur me 5 lekë. Do të shitet deri në 183 lekë/litër me pakicë dhe 171 lekë/litër me shumicë, ndërsa benzina do të shitet me deri në 170 lekë/litër me pakicë dhe 158 lekë/litër me shumicë.
Operatorët në treg janë të detyruar të zbatojnë çmimet e reja, në të kundërt rrezikojnë masa deri në pezullim aktiviteti.
Qeveria thotë se vendimi synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.
Ndërkohë, për karburantin e peshkimit, çmimi është përcaktuar në 88 lekë/litër, sipas përjashtimeve fiskale në fuqi.
/tvklan.al












Botërori 2026 
