Sitet arkeologjike të Durrësit vijojnë të tërheqin vizitorë edhe përtej muajve të verës. Nga janari deri në gusht të këtij viti, Amfiteatri Antik ka regjistruar 33 mijë e 513 vizitorë, duke mbetur siti arkeologjik më i frekuentuar në qytet, ndjekur nga Kulla Veneciane me 6 mijë e 107 vizitorë në të njëjtën periudhë.

Krahasuar me një vit më parë, interesi për trashëgiminë kulturore të Durrësit paraqitet në rritje.

Këtë vit, hartës së atraksioneve kulturore të qytetit bregdetar iu shtua edhe Muzeu Arkeologjik, duke zgjeruar ofertën për vizitorët vendas dhe të huaj.

Frekuentimi nuk pritet të ndalet me përfundimin e sezonit veror. Të shumtë janë vizitorët që tregojnë interes për pikat kryesore të itinerareve turistike edhe përgjatë vjeshtës.

Interesi për monumentet dhe trashëgiminë e qytetit po shtrihet përtej muajve të verës, duke krijuar pritshmëri për një sezon turistik gjithnjë e më të gjatë.

Klan News

/tvklan.al