Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, të Policisë së Tiranës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Room”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 242, 278dhe 283 të Kodit Penal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, kanë ushtruar kontroll në një dhomë hoteli në Rrugën e Kavajës, në të cilën akomodohej shtetasi K. A. Ky shtetas gjatë ndërhyrjes, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. Gjatë kontrollit të dhomës, u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.