#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Zhani Ciko

Zhani Ciko rrëfen lidhjen e tij me muzikën: U linda në familje artistësh

Mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” ishte i ftuar një personalitet i artit shqiptar, një nga drejtuesit ekselentë të orkestrave shqiptare, maestro Zhani Ciko.

Ai u vendos për herë të parë para 10 gazetarëve të vegjël në një rrëfim interesant. Një rrëfim personal, që nis me fëmijërinë e tij në një familje muzikantësh deri te jeta e tij sot.

Jolie: Zhani, ti muzikant ke lindur?

Zhani: Ne kemi lindur njësoj, por jeta të bën muzikant. Pasioni është diçka që e kanë gjithë fëmijët. Unë linda në një familje artistët. Babai ka studiuar në Rumani, Itali, Austri! Nikolla Zoraqi, daja, studionte violinë. Për ta filluar muzikën ka vetëm një herë, sa më i vogël të jesh.

Zhani Ciko flet për emrin e tij: Në çdo dokument e kam Zhan Viktor

Maestro Zhani Ciko ishte mbrëmjen e sotme i ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në një rrefim personal, që nis me fëmijërinë e tij në një familje muzikantësh deri te jeta e tij sot.

Jolie: Hera e parë që e dëgjoj emrin Zhani, kush ta ka vendosur?

Zhani: Ma kanë vendosur mami dhe babi. Emri im është Zhan Viktor në çdo dokumentacion. Për  të qenë më afër publikut kam përdorur pjesën e parë. Ka një lidhje familjare, me disa miq të babait.

Zhani Ciko rrëfen historinë e njohjes së prindërve të tij: Nëna spikere, babai shef

I ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, Zhani Ciko mes të tjerash ka rrëfyer edhe historinë e njohjes së prindërve të tij.

Alketa: Zhani, babai juaj muzikant, nëna mësuese. Si u njohën ata?

Zhani: Nëna ishte spikere në radio, babai shefi. U njohën, u lidhën dhe erdhëm në jetë.

Zhani Ciko zbulon si u bë violinist

Dirigjenti i mirënjohur, Zhani Ciko është rrëfyer sonte “Në Kurthin e Piter Pan” për jetën e tij, duke u ndalur te disa momente të rëndësishme.

Ai tregoi mes të tjerash si u bë violinist.

Mabel: Zhani, si u bëre violinist?

Zhani Ciko: Fillova të mbaja violinën me qejf. Kur isha 5 vjeç vendosa violinën në qaf, më pas studiova për 16 vjet violinë.

Drejtori artistik më i ri në botë në opera, Zhani Ciko kujton periudhën e bukur

Mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” ishte i ftuar një personalitet i artit shqiptar, një nga drejtuesit ekselentë të orkestrave shqiptare, maestro Zhani Ciko.

Ai u vendos për herë të parë para 10 gazetarëve të vegjël në një rrëfim interesant. Një rrëfim personal, që nis me fëmijërinë e tij në një familje muzikantësh e deri te jeta e tij sot.

Jordan: Po nga violinist u bëre drejtor ti? Të thoshin ty: “O drejtor, more drejtor?”

ZhaniQë të bëhesh drejtor duhet të punosh shumë. Ka këtu mes nesh një vajzë që kur e njoha thashë do bëhej “ministre e spektakleve”. Kur je drejtor je që të punosh, jo përfitosh. Je shërbëtor i artistëve.

Rrëfimi i Zhani Ciko: Në moshën 26 vjeçare nga drejtor më dërguan si mësues në Patos

Zhani Ciko erdhi në një rrëfim ndryshe për dhjetë gazetarët e vegjël të “Në Kurthin e Piter Pan”.

Mes të tjerash foli edhe për emërimin si mësues në Patos e gjimnazin që sot mban emrin e tij.

Alketa: Nga drejtor opere, 24 vjeç, shkon në Patos si mësues muzike. Duhet të ketë qenë goditje e fortë?

Zhani: Ishte një provë. Dhe thashë “do e kaloj me forcë apo do dorëzohem.” Në një shkollë fshati gjeja gjëra. Jepja violinë.

Zhani Ciko tregon historinë e dashurisë me Rudina Cikon: Në fillim ishte njohje artistike

Zhani Ciko ka folur për historinë e dashurisë me pianisten Rudina Ciko. Ai ka rrëfyer në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në ekranin e Tv Klan, njohjen e tyre në Liceun Artistik.

AsjaPo nusen e dashurove sa e pe?

Zhani: Ka qenë njohje artistike, unë isha pedagog dhe Rudina nxënëse e pianos. Pas shumë vitesh kuptuam se kishim një lidhje të fortë. Ishte e thjeshtë dhe shumë punëtore.

Fifi

Fifi zbulon kuptimin e emrit të djalit të saj

Këngëtarja shumë e dashur shqiptare, Fifi, ishte mbrëmjen e sotme e ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” për t’iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të vegjël.

Flavio: O Fifi, pse ia ke vendosur emrin djalit kaq të gjatë?

Fifi: Emrin ia vura unë. Çfarë nuk kam bërë derisa e gjeta. Si fillim, doja t’ia vendosja Gegë. Por ia vendosa Theo nga latinishtja Zot. Dhe i shtova Mal: të më bëhet sa malet.

“Zoti është i madh, nuk e di si shpëtova”, Alketa Vejsiu ndan incidentin që i ndodhi sot

Sonte “Në Kurthin e Piter Pan”, këngëtares Fifi i ndodhi një incident i vogël me fustanin. Por që gjithsesi shkëlqeu me zgjedhjen e minutës së fundit. Edhe moderatorja Alketa Vejsiu ndau me publikun një aksident që i kishte ndodhur para se të vinte në spektakël.

Alketa VejsiuMua e di ç’më ka ndodhur sot Fifi? Gjysma e makinës time është e shtypur dhe kam pasur një incident sot, që nuk e di si kam shpëtuar…Zoti është i madh! Një djalë 18 vjeç sa kishte marrë patentën, frenuar ishim, makina iku në anën tjetër. Dhe nuk e di, shyqyr kisha vënë rripin e sigurimit.

Fifi: Je mirë?

Alketa VejsiuJam mirë, kam ardhur në orën 9 e një minutë këtu, jam mirë…Jam mirë!

Fifi: Të shkuara! Ti je supersticioze?

Alketa Vejsiu: Unë shumë, mendoj që sot kishte një energji të çuditshme, por jam mirë. Fatmirësisht dhe ata që na përplasën janë mirë, se ishin të rinj. Djali 18, vajza 17 vjeç. Jemi mirë të gjithë!

Fifi zbulon momentin më të rëndësishëm të karrierës së saj

Për Fifin kënga “Diell” ka shënuar momentin më të bukur të jetës së saj.

Kjo këngë u shkrua nga Fifi teksa ishte pjesë e një reality-show dhe këngëtarja thotë se nuk e priste që të kishte impakt aq të madh sa të postohej edhe nga kryeministri Edi Rama.

Sibora: Kur ka qenë momenti me i bukur i karrierës sate?

Fifi: Kur konkurrova diku dhe fitues doli dikush tjetër dhe publiku brohoriti emrin tim. Por një moment tjetër i rëndësishëm është kur këngën time DIELL, e ka publikuar kryeministri Edi Rama në një postim. I ka dhënë shumë vlerë çdo gjëje. Jam ndjerë shumë e emocionuar.

Fifi flet për raportin e të birit me të vëllanë, Troin

Fifi dhe Adis Patushi prej disa vitesh jetojnë një histori të bukur dashurie që u bekua me një djalë, Theo Mal, vitin që lamë pas.

Sakaq, Adisi ka dhe një djalë nga marrëdhënia e tij me Adrola Dushin, Troin. Por, çfarë raporti ka Troi me Theo Mal? Kësaj pyetjeje Fifi i është përgjigjur sonte “Në Kurthin e Piter Pan”.

Kian: O Fifi po djali yt ka dhe një vëlla? Takohen ata, duhen shumë?

Fifi: Po, djali im e ka dhe një vëlla dhe ndaj nuk po nxitoj t’ia bëj një vëlla ose motër. Shpesh nuk takohen se vëllain e ka në SHBA, por tani do vijë e do takohen.

Fifi flet për dasmën

Edhe pse janë bekuar me një djalë dhe kanë disa vite bashkë, Fifi dhe Adis Patushi ende nuk janë kurorëzuar. E ftuar sonte “Në Kurthin e Piter Pan”, Fifi foli për planet për martesë.

Mabel: Po ti je martuar me Adisin, se tani ju gjithë VIP-at bëheni mama dhe pastaj martoheni?

Fifi: Unë e bëra bebin, u rrit pak bebi pastaj më propozoi, por ende nuk jemi martuar.

/tvklan.al