Mick Jagger po mendon të bëjë një fëmijë tjetër me të dashurën e tij.

82-vjeçari është i fejuar me ish-balerinën Melanie Hamrick, 38 vjeçe, me të cilën ka një djalë 8-vjeçar,  Deveraux.

Burime të afërta pranë çiftit kanë thënë për Daily Mail se ata po mendojnë të zgjerojnë familjen. Sipas burimeve, dyshja ka folur për mundësinë e të pasurit një fëmijë tjetër “nëse i lejon fati”.

Ylli i rock-ut po shijon marrëdhënien dhe duket se gjithçka po ndodh falë së fejuarës së tij.

“Sekreti i Melanie është që ajo i bindet çdo dëshire tijës. Nga të gjitha të dashurat e tij, ajo është  më e zgjuara. Siç thotë dhe kënga, ajo i jep atij atë që ai ka nevojë.”

Sipas burimit, Melanie nuk i bën presion Jagger që të martohen sepse nuk është proriteti i saj. Ata kanë shumë interesa të përbashkëta, por një nga mikeshat e balerinës zbuloi diçka për të cilën Melanie nuk  flet kurrë.

“Ajo nuk flet kurrë për moshën e tij apo ndryshimin e tyre në moshë. Nuk ekziston si temë”, tha burimi./tvklan.al

/tvklan.al