Autoritetet: Po japin efekt masat shtrënguese

Numri i pacientëve, të cilët pranohen në spitale po zvogëlohet, deklaroi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili pret që masat e reja kufizuese, që do të vlejnë deri më 20 Janar, do të japin rezultate dhe më të mira, por edhe se qytetarët me ndërgjegjen e tyre duhet seriozisht t’u ndihmojnë punonjësve shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 31 pacientë për shkak të komplikimeve me coronavirus. Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 479 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19. Gjithsej ka 479 pacientë të infektuar apo të dyshuar me COVID-19 të cilët shërohen në repartet infektive në Shkup.

“Edhe përkundër numrit të lartë të pacientëve të pranuar gjatë ditës së djeshme, sot deri në ora 8 ka pasur 40 vende të lira, ndërsa presim që gjatë ditës së sotme të regjistrohen pacientë të shëruar dhe të lirohen vende shtesë në Klinikën Infektive dhe Spitalin ‘8 Shtatori’”, thonë nga MSH.

Nga Instituti për mjekësi transfuziologjike informojnë se janë siguruar gjithsej 502 njësi plazmë rikuperuese për trajtim të pacientëve të infektuar me Kovid-19, prej të cilëve 399 njësi janë siguruar përmes dhurimit standard dhe 103 njësi plazmë rikuperuese, përmes procedurës së aferezës nga gjithsej 48 dhurues.

Gjithsej 449 dhurues kanë dhuruar plazmë, me të cilën janë trajtuar mbi 400 pacientë me Kovid-19. Sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, në spitalet e Maqedonisë gjithsej mjekohen 1.238 pacientë me COVID–19, ku prej tyre 470 janë në Shkup dhe 768 në qytetet tjera.

Ndryshe, në Maqedoni që nga fillimi pandemisë me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 77.949 pacientë ku prej tyre 53.345 janë shëruar dhe 2.2274 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 22.330 pacientë ndërsa deri tani janë bërë 379.229 testime.

Tv Klan