Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka 3 masa sigurie të caktuara nga Gjykata e Elbasanit, dy prej të cilëve janë për ish punonjës të AMP. I pari është shtetasi me iniciale G.A, ish Drejtor rajonal, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Për shtetasin me iniciale D.A, ish Shef Sektori në AMP është caktuar masa e sigurimit “Paraqitja në Policinë Gjyqësore” dhe “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
Të njëjtat masa sigurie janë caktuar edhe për shtetasin me iniciale K.H.
Të tre sipas Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore akuzohen për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, e kryer në bashkëpunim.
Hetimet ndaj tyre u kryen fillimisht nga SPAK 3 vite më parë, por u kaluan për kompetence prokurorisë së Elbasanit.
Dy ish zyrtarët e AMP-së, dyshohet se kanë shfrytëzuar persona të tjerë në zonën e Devollit të cilët merreshin me kontrabandë mallrash të ndryshme, dhe kundrejt dhënies së shumave të ndryshme parash lejohej ky aktivitet i paligjshëm.
Me vendim gjykate, AMP dhe prokuroria e Elbasanit ushtroi kontrolle edhe në 3 banesat e tyre me qëllim gjetjen e provave materiale që vlejnë për hetimin.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
