Nesër rikthehen emocionet e Champions League, me ndeshjet e raundit të dytë të fazës së ligës. Në program janë përballje të rëndësishme, ku skuadrat e mëdha të Evropës kërkojnë pikë vendimtare për të hedhur një hap përpara drejt kualifikimit.
Vëmendja kryesore është te Barcelona e Hansi Flick, që përballet me Galatasaray-n. Katalanasit vijnë pas fitores bindëse 5-1 ndaj Feyenoord-it dhe synojnë të konfirmojnë formën e mirë edhe në Evropë.
Në krahun tjetër, skuadra turke kërkon reagimin pas humbjes 3-1 ndaj Sporting Lisbonës, me objektivin për ta kthyer stadiumin e saj në një avantazh.
Interes të veçantë ngjall edhe përballja mes Atlético Madridi dhe Manchester United. Skuadra e Diego Simeones kërkon të lërë pas humbjen 2-1 ndaj Liverpool-it, ndërsa anglezët synojnë të ruajnë ritmin evropian pas fitores 4-0 ndaj Sabah-ut.
Megjithatë, në Premier League, United po kalon një periudhë të vështirë, me vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.
Të mërkurën, skena kalon te Roma-Real Madrid. Skuadra italiane vjen pas barazimit 1-1 ndaj Fenerbahçes dhe kërkon fitoren për të konfirmuar ambiciet e saj, ndërsa në Serie A synon të konsolidojë pozitat në pjesën e sipërme të renditjes.
Reali, nga ana tjetër, kërkon të tregojë forcën e tij evropiane, pas një fitoreje të vuajtur 2-1 ndaj Interit, ndërsa në kampionatin spanjoll vazhdon garën për kreun.
Në fund, një tjetër përballje që premton spektakël, Manchester City-Paris Saint-Germain.
Anglezët vijnë pas suksesit 2-0 ndaj Porto dhe kërkojnë të konfirmojnë formën e mirë, ndërsa kryesojnë Premier League-n.
Përballë do të kenë PSG-në e Luis Enriques, që vjen pas fitores së thellë 6-1 ndaj Slovan Bratislavës dhe synon të dëshmojë sërish se mbetet një nga pretendentët kryesorë për trofeun.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
