Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara po “shkatërrojnë” si regjimin iranian ashtu edhe grupin militant Hezbollah, me bazë në Liban.
Në konferencën e tij të parë për shtyp që nga sulmet e përbashkëta të dy vendeve kundër Iranit, Netanyahu u shpreh se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, “nuk mund të dalë në publik”, duke e cilësuar atë si “kukull të Gardës Revolucionare”.
Khamenei nuk është shfaqur publikisht që nga momenti kur pasoi të atin në këtë post. Megjithatë, më herët gjatë ditës, një deklaratë që i atribuohej atij u lexua nga një prezantues lajmesh në televizionin shtetëror iranian.
Më tej, Netanyahu iu drejtua popullit iranian, duke thënë se “momenti kur do të mund të nisni një rrugë të re drejt lirisë po afrohet. Ne qëndrojmë pranë jush dhe ju ndihmojmë, por në fund gjithçka varet nga ju. Është në duart tuaja”.
Në fund të deklaratës së tij, Netanyahu iu referua ish-presidentit amerikan Donald Trump si “mik personal”, duke shtuar se të dy “flasin pothuajse çdo ditë” dhe se vendimet për luftën i marrin “së bashku”.
/tvklan.al












Botërori 2026 
