New Yorku ka nisur përgatitjet për festat e fundvitit, ndërsa dyqanet më të famshme të qytetit kanë zbuluar vitrinat e tyre spektakolare për Krishtlindje.
Macy’s këtë vit rikthen hipopotamin e famshëm blu, i cili debutoi për herë të parë në vitin 1931, në kuadër të 100-vjetorit të paradës së Ditës së Falënderimeve.
Me temën “There’s Magic Inside”, vitrina ka tërhequr vëmendjen e turistëve.
Ndërsa Bloomingdale’s, në bashkëpunim me stilistin Ralph Lauren, kanë sjellë dekorime me kuadrate klasike, kadife dhe arushë prej pelushi.
Ndërsa Bergdorf Goodman ka sjellë një atmosferë më elegante me vitrina të frymëzuara nga stili Art Deco, ku spikasin dekorimet me perla, dhe dritat neoni.
Kështu, vitrinat e New Yorkut kthehen edhe këtë vit në një atraksion më vete, duke sjellë magjinë e Krishtlindjeve në zemër të qytetit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 