Krishtlindja nuk është larg dhe përgatitjet me zbukurime kanë nisur që një muaj përpara. Në Shtëpinë e Bardhë, Zonja e Parë Melania Trump priti zyrtarisht pemën e Krishtlindjes.

Pema mbërriti në rezidencën presidenciale me një karrocë tradicionale me kuaj. Zonja Trump inspektoi pemën dhe përshëndeti të pranishmit në ceremoni.

Shtëpia e Bardhë do të dekorohet plotësisht për të pritur vizitorët në javët në vijim.

Në Gjermani, qyteti i Dortmundit ndezi dritat e pemës së tij gjigante.

Kjo strukturë 45 metra e lartë cilësohet si pema më e lartë e Krishtlindjes në botë.

Ajo përbëhet nga 1 mijë e 200 bredha natyralë dhe 138 mijë drita LED.

Pema e Dortmundit ngrihet çdo vit që prej vitit 1996 si simbol i festimeve.

Edhe në Berlin u hap tregu i njohur i Krishtlindjeve në sheshin Gendarmenmarkt.

Vizitorët atje shijuan verën e ngrohtë, muzikën festive dhe borën e parë.

/tvklan.al