20 nëntor 2026 – Mbretëria e Bashkuar mund të rikthehet si pjesë e Bashkimit Europian.

Vetë BE-ja, është gatshme që të diskutojë për zhvillime të tilla, që mund të çojnë drejt rikthimit të Mbretërisë së Bashkuar në Union.

Është media italiane “TGCom24”, ajo që ka cituar një zyrtar të lartë europian, i cili ka deklaruar se janë të gatshëm për bisedime, nëse vetë Londra e dëshiron një rikthim.

“Nëse ky debat evoluon në një drejtim të caktuar, ne jemi padyshim të gatshëm ta diskutojmë atë, por para së gjithash është një vendim për popullin britanik, qeverinë dhe Parlamentin”, është shprehur zyrtari i lartë i BE-së.

Ndër të tjera, ai tha se palët respektive, pra Bashkimi Europian dhe Mbretëria e Bashkuar, mbeten partnerë dhe aleatë të fortë, duke i hapur kështu derën për rikthim.

“Ne jemi miq të ngushtë”, raportohet të ketë thënë ndër të tjera zyrtari i Bashkimit Europian.

Ndërsa më tej, është theksuar se ky bashkëpunim, tani do të përfshijë edhe fushat që kanë të bëjnë me tregun e vetëm, siç është sektori agro-ushqimor.


/tvklan.al