04 nëntor 2026- Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, prezantoi sot raportin e progresit për vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e familjes së madhe europiane.

Mes tjerash, në fjalën e saj, Marta Kos u ndal të klima politike në Kosovë, ndërsa tha se Bashkimi Evropian e mirëpret zgjedhjen e presidentes.

Ajo theksoi se Kosova ka intensifikuar reformat dhe agjendën e tyre. Sipas saj, Bashkimi Evropian shpreson që këto hapa do të krijojnë një stabilitet institucional në Prishtinë.

“Kosova ka intensifikuar reformat, agjendën e reformave. BE mirëpret zgjedhjen e presidentit dhe shpresojmë për një stabilitet institucional”, tha ajo.

Sa i përket Serbisë, Marta Kosa tha se qeveria e re i ka të gjitha shanset që të ndryshojë kursin dhe të vijojë përfarimin e vendit me Bashkimin Evropian.

Ajo theksoi se Serbia ka bërë hapa pas, sidomos në pjese e lirisë së shprehjes dhe kjo është e papranueshme për vlerat e demokracisë europiane.

“Qeveria e re do ketë mundësi që të ndryshojë kursin, sepse Serbia ka bërë hapa mbrapa në lirinë e shprehjes. Qeveria e re e Serbisë ka mundësitë që ta kthejë faqen në anën tjetër dhe të marrë hapat e duhur për ta avancuar vendin drejt BE-së”, tha ajo.

/tvklan.al