Gjykata e Tiranës la lënë në arrest me burg Ronald Muzhaqin, i arrestuar për përkrahjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 17-vjeçares Griselda Gjikola në Laprakë.

Sipas Prokurorisë i riu është larguar sëbashku me 19- vjecarin, i cili qëlloi me pistoletë mbi adoleshenten dhe plagosi mikun e saj, Erion Bengo. Muzhaqi mësohet se nuk ka qëlluar me armë, por në kamerat e sigurisë duket që ai largohet me autorin me vrap nga vendi i krimit.

Policia është në kërkim të autorit të krimit dhe dy ditët e fundit ka kryer kontrolle në disa ambiente në Tiranë. Pavarësisht se ka patur dyshime se aty fshihej 19- vjeçari ai ende nuk është prangosur.

Mbrëmjen e të mërkurës në Laprakë Griselda Gjikola mbeti e vdekur me një plumb, i cili e qëlloi në kokë. Më pas autori tentoi të vrasë dhe Erion Bengon më të cilin kishte dhe konfliktin, por 23-vjeçari mundi ti shpëtojë plumbave duke u plagosur ne shpatull.

Motivi i sherrit mes të rinjve ishte ngacmimi që autori i kishte bërë Griseldës 10 ditë më parë. Të rinjtë më pas ishin konfliktuar me grushta për këtë shkak.

Tv Klan